Mitrovicë, 30.06.2022 – Kryetari i Gjykatës së Apelit të Kosovës, së bashku me gjyqtarin Arsim Hamzaj dhe administratorin e gjykatës Nysret Arifin, kanë vizituar Divizionin e Apelit në Mitrovicë.
Totaj, u njoftua nga udhëheqësi i Divizionit të Apelit, Nikola Kabašić, lidhur me sfidat e punës, menaxhimin e gjykatës, si dhe për implementimin e programit për menaxhimin elektronik të lëndëve SMIL-it.
I pari i Apelit, shprehu mbështetjen e plotë për gjyqtarët dhe stafin atje, në mënyrë që të rritet efikasiteti dhe cilësia e shërbimeve.
Kryetari Totaj e vizitoi edhe Gjykatën Themelore në Mitrovicë, ku në takim me zëvendës kryetarin e këtij institucioni Bekim Veliqin, dhe anëtarin e KGJK-së, nga kjo gjykatë, Avni Mehmeti u fol lidhur me sfidat, organizimin dhe menaxhimin e punëve dhe rritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.