Prishtinë, 01.07.2022 – Në Gjykatën e Apelit, kanë filluar punën dy nga tre gjyqtarët e emëruar ditë më parë nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës. Skender Çoçaj dhe Naime Ahmeti ju bashkuan, Departamentit të Përgjithshëm të Gjykatës, njëri divizionit penal, e tjetra divizionit civil.
Ndërkaq, gjyqtarja Kadrije Goga – Lubishtani, do të nisë punën me datën 1 gusht 2022, për shkak se i duhet të përfundoj tri lëndë në proces, në gjykatën prej nga vjen.
Kryetari Totaj, iu uroi mirëseardhje dhe iu garantojë se do të kenë mbështetjen e plotë të tij.