Prishtinë, 06.07.2022, Kryetari i Gjykatës së Apelit Valon Totaj bashkë me anëtarët Komisionin për Administrimin e Gjykatave (KAGJ), kryesuar nga Fahret Vellija, Fidan Hoxha dhe Arjeta Sadiku, kanë zhvilluar një takim me përfaqësues të USAID-it në Kosovë, të prirë nga Chris Thompson – Drejtori i Projektit, “Drejtësia Komerciale”.
Gjatë takimit, u diskutua rreth sfidave të gjykatës, menaxhimit dhe implementimit të sistemit për ndarjen e lëndëve (SMIL), përmirësimit dhe ngritjes së cilësisë së shërbimeve dhe çështjeve tjera në interes të drejtësisë.