Prishtinë, 13.07.2022 – Kryetari i Gjykatës së Apelit, Valon Totaj ka pritur sot në takim Avokatin e Popullit z.Naim Qelaj me bashkëpunëtorët e tij.
Qëllimi i këtij takimi ishte thellimi i bashkëpunimit mes të dy institucioneve, në drejtim të avancimit të respektimit të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve.
Kryetari Totaj, i falënderoi për vizitën dhe shprehu angazhimin lidhur me zgjidhjen më të shpejtë të rasteve gjyqësore, dhe të përmirësimit të shërbimeve që rrjedhimisht do të zvogëlojë shqetësimet e qytetarëve.