Prishtinë, 07.09.2022 – Gjykata e Apelit, publikon raportin e punës për muajin gusht, ku janë të përfshira raportet e përgjithshme të punës dhe raportet individuale të të gjithë gjyqtarëve të kësaj gjykate.
Publikimi i raporteve të tilla, ofron një pasqyrë të efikasitetit të gjykatës, në raport me numrin e lëndëve të pranuara dhe atyre të zgjidhura. Njëkohësisht, kjo i shërben qëllimit të rritjes së transparencës së gjykatës.