Refuzohet si e pabazuar ankesa e paditësit SH.F.

Refuzohet si e pabazuar ankesa e paditësit SH.F.

Prishtinë, 07.09.2022 – Gjykata e Apelit e Kosovës – Departamenti për Çështje Administrative me aktvendimin AA.nr.650/2022 të datës 01.09.2022, pas shqyrtimit të të gjitha shkresave të lëndës dhe vlerësimit të pretendimeve ankimore, ka refuzuar si të pabazuar ankesën e paditësit SH.F., ndërsa aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë -Departamenti për Çështje Administrative, A.nr.1875/2022, i datës 02.08.2022, vërtetohet.

Me aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Çështje Administrative, nën shenjën A.nr.1875/2022, të datës 02.08.2022, është vendosur që të hedhet poshtë si e paraqitur pas kalimit të afatit padia dhe propozimi i paditësit – propozuesit SH.F, me të cilën është propozuar shtyrja e ekzekutimit të të dy vendimeve të të paditurës KPK-së, deri në nxjerrjen përfundimtare të vendimit definitiv gjyqësor.

Me aktvendimin e Gjykatës së Apelit është refuzuar ankesa e paditësit SH.F., me arsyetimin se gjykata e shkallës së parë, në mënyrë të drejtë ka vërtetuar gjendjen faktike, dhe drejtë ka zbatuar dispozitat procedurale, dhe se nuk është cenuar ligji në dëm të paditësit me rastin e hedhjes poshtë të padisë. Prandaj, kolegji i Apelit ka vlerësuar se aktvendimi i atakuar nuk ka të meta, për shkak të së cilave nuk mund të vlerësohet ligjshmëria e tij, dispozitivi i aktvendimit është i kuptueshëm, nuk është në kundërthënie me vetveten ose me arsyet e aktvendimit, dhe se aktvendimi përmban arsye të mjaftueshme dhe bindëse për gjendjen faktike dhe juridike dhe në këtë kuptim ankesa si e tillë refuzohet, ndërsa aktvendimi i goditur me ankesë vërtetohet si i drejtë dhe i ligjshëm.

Me qëllim të informimit sa më të drejtë dhe të saktë në lidhje me këtë çështje administrative, në shtojcë të kësaj komunikate gjendet aktvendimi i anonimizuar i Gjykatës së Apelit të Kosovës.