Zgjidhet nënkryetarja e Gjykatës së Apelit

Zgjidhet nënkryetarja e Gjykatës së Apelit

Prishtinë, 08.08.2022 – Në mbledhjen e 294-të, Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka aprovuar propozimin e Kryetarit të Gjykatës së Apelit të Kosovës Valon Totaj, për të emëruar gjyqtaren Kadrije Goga – Lubishtani si nënkryetare të kësaj Gjykate.

Gjyqtarja Goga – Lubishtani, aktualisht është gjyqtare në departamentin e përgjithshëm të divizionit penal. Mandati i saj si nënkryetare, do të jetë i njëjtë sikurse i Kryetarit të gjykatës.