Prishtinë, 06.10.2022 – Në Gjykatën e Apelit, filluan praktikën, 15 praktikantë të rinj.
Kryetari Totaj, së bashku me Administratorin e Gjykatës, sot kanë pritur 15 praktikantë të rinj, të cilët do të angazhohen në periudhë një vjeçare.
Kryetari Totaj, shprehu mbështetjen e tij, duke iu uruar që kjo praktikë të shërbej si pikënisje e suksesshme për gjatë karrierës së tyre, si jurist të rinj.