Prishtinë, 21.11.2022 – Gjykata e Apelit, ka publikuar raportin e punës për muajin tetor, ku janë të përfshira raportet e përgjithshme të punës dhe raportet individuale të të gjithë gjyqtarëve të kësaj gjykate. Raporti pasqyron edhe lëndët të cilat janë bartur në Gjykatën Komerciale.
Publikimi i raporteve të tilla, ofron një pasqyrë të përgjithshme të punës së gjykatës, të lëndëve të pranuara dhe të zgjidhura respektivisht të efikasitetit të gjykatës dhe njëkohësisht ka për qëllim rritjen e transparencës së gjyqësorit.