Prishtinë, 08.12.2022 – Gjykata e Apelit e Kosovës, gjatë muajit nëntor ka publikuar mbi 450 vendime.
Nga këto vendime të publikuara , 211 vendime janë të lëmisë civile, 55 nga divizioni penal, 56 të departamentit për krime të rënda, 138 për çështje administrative dhe 6 të departamentit special.
Publikimi i vendimeve mbetet një ndër prioritetet e kësaj Gjykate, për t’i ofruar qasje secilit qytetar, që ndërlidhet drejtpërsëdrejti me rritjen e transparencës së gjyqësorit.
Gjatë këtij viti, Gjykata e Apelit ka publikuar mbi 7000 vendime.