Prishtinë, 28.12.2022 – Kryetari i Gjykatës së Apelit z. Valon Totaj, me një fjalë rasti në ditën e tretë të “Ditëve të Gjyqësorit”
Kryetari i Gjykatës së Apelit, z. Valon Totaj, në kuadër të aktiviteteve të “Ditëve të Gjyqësorit”, ku morën pjesë anëtarë të KGJK-së, kryetarët, gjyqtarët dhe bashkëpunëtorët profesional të gjykatave të Republikës së Kosovës, foli për të arriturat dhe sfidat e Gjykatës së Apelit, përgjatë vitit 2022.
Kryetari Totaj theksoi se ky vit ishte vit i sfidave të posaçme si në aspektin e mungesës së resurseve njerëzore, kushteve të punës si dhe vështirësive në implementimin dhe zbatimin e Sistemit të Menaxhimit Informativ të Lëndëve – SMIL. Por se njëherit, gjatë këtij vit, po ashtu janë arritur suksese të mëdha si në kuptimin e efikasitetit, llogaridhënies si dhe transparencës së punës në këtë gjykatë.


