Prishtinë, 11.01.2023 – Gjykata e Apelit e Kosovës, gjatë vitit 2022 ka publikuar në ueb faqe 7,497 aktgjykime dhe aktvendime të përpunuara.
Nga këto vendime të publikuara, 4,156 vendime janë të lëmisë Civile, 1,379 nga Departamenti Ekonomik, 751 nga Departamenti për Çështje Administrative, 632 nga Divizioni Penal, 518 nga Departamenti për Krime të Rënda dhe 53 nga Departamenti Special.
Gjithashtu, Gjykata e Apelit gjatë vitit 2022, për herë të parë në ueb faqe ka publikuar edhe 8 vendime të kryetarit, si autoritet kompetent për të vendosur lidhur me aprovimin apo refuzimin e ankesave disiplinore.
Publikimi i vendimeve mbetet një ndër prioritetet e kësaj Gjykate, për t’i ofruar qasje secilit qytetar, që ndërlidhet drejtpërsëdrejti me rritjen e transparencës së gjyqësorit. Të gjitha këto aktgjykime dhe aktvendime janë të qasshme për publikun dhe organizatat e ndryshme, të cilat bëjnë monitorimin e sistemit të drejtësisë dhe punës së gjykatave.
Në vegëzat si më poshtë mund të shkarkoni vendimet e publikuara: