Prishtinë, 16.01.2023 – Gjykata e Apelit e Kosovës, ka publikuar raportin e punës për vitin 2022. ku janë të përfshira raportet e përgjithshme të punës dhe raportet individuale të të gjithë gjyqtarëve të kësaj gjykate.
Gjykata e Apelit e Kosovës, gjatë vitit 2022 ka arritur efikasitet prej 91.5 %, duke përfunduar gjithsej 17,363 lëndë. Puna në vitin 2022 në këtë gjykatë, filloi me 15,064 lëndë të trashëguara nga viti paraprak, e po ashtu gjatë tërë vitit janë pranuar 18,973 lëndë të reja, kësisoj kanë mbetur për tu zgjidhur, përkatësisht në vitin 2023 janë bartur, 15,382 lëndë.
Publikimi i raporteve të tilla, ofron një pasqyrë të përgjithshme të punës së gjykatës, të lëndëve të pranuara dhe të zgjidhura respektivisht efikasitetit të gjykatës. Gjithashtu ky raportim ka për qëllim rritjen e transparencës për publikun dhe llogaridhënien, si dhe kthimin e besueshmërisë të qytetarëve në sistemin gjyqësor.
Për më shumë shikoni raportet statistikore të bashkëngjitura.
![](https://apeli.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/sites/14/2023/01/1-1024x512.png)
![](https://apeli.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/sites/14/2023/01/2-966x1024.png)
![](https://apeli.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/sites/14/2023/01/3-1024x506.png)
![](https://apeli.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/sites/14/2023/01/4.png)
![](https://apeli.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/sites/14/2023/01/5.png)
![](https://apeli.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/sites/14/2023/01/6-1024x588.png)
![](https://apeli.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/sites/14/2023/01/7-1024x605.png)
![](https://apeli.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/sites/14/2023/01/8-1024x667.png)