Prishtinë, 17.01.2023 – Gjykata e Apelit e Kosovës krahasuar me vitin paraprak ka vazhduar me rritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.
Përkundër faktit që në Gjykatën e Apelit të Kosovës, në vitin 2022 janë pranuar më pak lëndë se në vitin 2021, e njëjta në këtë vit ka zgjidhur më shumë lëndë. Gjithashtu në vitin 2022, kjo gjykatë ka vazhduar me transparencën e saj, duke publikuar në ueb faqe 4,430 më shumë vendime se në vitin paraprak, përkatësisht 7,497 vendime.