Gjykata e Apelit e Kosovës, miratoi Planin Vjetor të Punës për vitin 2023

Gjykata e Apelit e Kosovës, miratoi Planin Vjetor të Punës për vitin 2023

Prishtinë – 18.01.2023, Kryetari i Gjykatës së Apelit të Kosovës, z. Valon Totaj ka mbajtur kolegjiumin e parë për këtë vit, ku prezantoi planin e punës për vitin 2023, raportin e përgjithshëm të punës së gjykatës si dhe raportet individuale të gjyqtarëve për vitin 2022.

Në kolegjiumin e gjyqtarëve, u diskutua lidhur me organizimin e punës së gjykatës, sfidat në implementimin e programit SMIL, si dhe synimet për vitin 2023. Kryetari i gjykatës falënderoi të gjithë gjyqtarët për angazhimin e tyre profesional në trajtimin e lëndëve dhe rritjen e efikasitetit në punë. 

Kryetari Totaj paraqiti edhe Planin Vjetor të Punës për vitin 2023, me të cilin plan është paraparë organizimi i punës së administratës gjyqësore, funksionet gjyqësore, emërimin e udhëheqësve të Departamenteve dhe përgjegjësit e Divizioneve, përbërjen e kolegjeve, ndarjen e lëndëve përmes sistemit SMIL, publikimin e aktgjykimeve dhe aktvendimeve etj. 

Pas prezantimit të planit si dhe komenteve të gjyqtarëve, Plani Vjetor i Punës së Gjykatës së Apelit për vitin 2023, mori përkrahjen unanime të të gjithë gjyqtarëve.