Prishtinë – 27.01.2023, Kryetari i Gjykatës së Apelit z. Valon Totaj, ka pritur sot në takim UD Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, z. Fehmi Hoti dhe Kryeshefin e Inspektoratit Policor, z. Kushtrim Hodaj.
Temë diskutimi e këtij takimi ishin çështjet e sigurisë dhe bashkëpunimi ndërinstitucional ndërmjet Gjykatës së Apelit, Policisë së Kosovës dhe Inspektoratit Policor të Kosovës. Kryetari Totaj, theksoi se Gjykata e Apelit, pavarësisht vështirësive dhe sfidave të ndryshme me të cilat ballafaqohet, po punon në maksimum që t’i kryej detyrat dhe përgjegjësitë e veta institucionale. Në takim u bisedua edhe për avancimin e transparencës dhe llogaridhënies si dhe rritjen e performancës, si parakusht për rritjen e besueshmërisë së opinionit publik në institucionet e drejtësisë dhe të sigurisë.