Gjykata e Apelit ka aprovuar ankesën e të akuzuarit J.M. për shkak të veprës penale keqpërdorim i pozitës apo autorizimit zyrtar

Gjykata e Apelit ka aprovuar ankesën e të akuzuarit J.M. për shkak të veprës penale keqpërdorim i pozitës apo autorizimit zyrtar

Prishtinë, 14 shkurt 2023 – Me aktvendimin e Gjykatës së Apelit të Departamentit për Krime të Rënda, është aprovuar ankesa e të akuzuarit J.M., ashtu që aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë është anuluar dhe çështjen e ka kthyer në rigjykim dhe rivendosje.

Me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda PKR.nr.98/19, të datës 21.06.2022, të akuzuarin J.M për shkak të veprës penale, keqpërdorim i pozitës apo autorizimit zyrtar nga neni 422.1 të KPRK, e ka shpallur fajtor dhe e ka gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej një viti e gjashtë muaj, i cilin dënim do të ekzekutohej pasi që aktgjykimi të bëhet i formës së prerë.

Gjykata e Apelit  me aktgjykimin PAKR.nr.440/22, të datës 12.12.2022, e ka aprovuar si të bazuar ankesën e  të akuzuarit J.M., të paraqitur përmes mbrojtësit të tij av. Naim Rudari, ndërsa e ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda. Në arsyetim të aktvendimit gjykata e shkallës së dytë ka theksuar se dispozitivi është i paqartë, i pakuptueshëm dhe i paspecifikuar  lidhur me qëllimin e të akuzuarit për përfitim të dobisë dhe se në arsyetimin e aktgjykimit të ankimuar, nuk janë dhënë arsyet e duhura mbi të gjitha faktet vendimtare të kësaj çështje penalo-juridike, duke vepruar konform dispozitave të nenit 370 par. 6 të KPRK.

https://www.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/verdicts/AP_PAKR_2022-157646_SQ.pdf