Aprovohet ankesa e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë-Departamenti për Krime të Rënda dhe anulohet aktgjykimi ndaj të akuzuari N.B. për shkak të veprës penale vrasje e rëndë

Aprovohet ankesa e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë-Departamenti për Krime të Rënda dhe anulohet aktgjykimi ndaj të akuzuari N.B. për shkak të veprës penale vrasje e rëndë

Prishtinë, 28 mars 2023, Me aktvendimin e Gjykatës së Apelit të Departamentit për Krime të Rënda, është aprovuar ankesa e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë-Departamenti për Krime të Rënda, ashtu që aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë është anuluar dhe çështja është kthyer të njëjtës gjykatë në rivendosje.

Me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë të Departamentit për Krime të Rënda PKR.nr.113/19 të datës 19.11.2021, i akuzuari N.B është liruar nga akuza për shkak të veprës penale vrasje e rëndë nga neni 179 par.1 pika 1.4 të KPRK.

Gjykata e Apelit me aktvendimin PAKR.nr.39/22, të datës 26.01.2023, e ka aprovuar ankesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë-Departamenti për Krime të Rënda dhe ka anuluar që aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë dhe çështja është kthyer të njëjtës gjykatë në rivendosje. Në arsyetim të aktvendimit gjykata e shkallës së dytë ka theksuar se pretendimet ankimore janë të bazuara dhe se aktgjykimi i ankimuar është përfshirë me shkelje  esenciale të dispozitave të procedurës penale të parashikuara në nenin 384 të KPPRK, për të cilat kjo gjykatë kujdeset edhe sipas detyrës  zyrtare,  kjo për faktin se dispozitivi i aktgjykimit të ankimuar është në kundërshtim me arsyetimin e në të cilin nuk janë dhënë arsye të mjaftueshme dhe të qarta lidhur me faktet vendimtare të cilat i ka vërtetuar apo nuk i ka vërtetuar, po ashtu arsyetimi është në kundërshtim me shkresat e lëndës si dhe arsyet në të cilat është bazuar në rastin e zgjidhjes së kësaj çështje juridike dhe përgjegjësinë penale e të akuzuarit. Gjithashtu gjykata e Apelit ka gjetur se aktgjykimi i ankimuar është përfshirë në vërtetemi jo të plot të gjendje se fakteve për çka gjykata e shkallë së se dytë ka dhënë udhëzimet konkretet  të cilat do të duhet të eliminohen në fazën e rigjykimit nga gjykata e shkallës se parë.

https://www.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/verdicts/AP_PAKR_39_2022_SQ.pdf