Prishtinë, 12 prill 2023, Gjykata e Apelit e Kosovës gjatë muajit mars ka publikuar në ueb faqe 630 aktgjykime dhe aktvendime të përpunuara.
Nga këto vendime të publikuar, 439 vendime janë të lëmisë civile, 65 nga divizioni penal, 60 të departamentit për krime të rënda, 60 për çështje administrative, 5 të departamentit special si dhe një vendim disiplinor nga autoriteti kompetent.
Publikimi i vendimeve mbetet një ndër prioritetet e kësaj gjykate, për t’i ofruar qasje secilit qytetar, që ndërlidhet drejtpërsëdrejti me rritjen e transparencës së gjyqësorit. Të gjitha këto aktgjykime dhe aktvendime janë të qasshme për publikun dhe organizatat e ndryshme, të cilat bëjnë monitorimin e sistemit të drejtësisë dhe punës së gjykatave.