Prishtinë, 25 maj 2023, Gjykata e Apelit e Kosovës-Departamentit Special, lidhur me rastin e shënjestruar “Detyrimi”, ka refuzuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, dhe ankesat e mbrojtësve të të akuzuarve A.B. O.B dhe S.B, ndërsa aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti për Krime të Rënda, PKR.nr.15/20, të datës 31.08.2022 e ka vërtetuar.
Me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti për Krime të Rënda, PKR.nr.15/20 të datës 31.08.2022, të akuzuarit A.B. O.B. dhe S.B., për shkak të veprës penale detyrimi nga neni 267 par.2 lidhur me nenin 23 të KPK, janë shpallur fajtor dhe janë gjykuar si në vijim: të akuzuari A.B. gjykata i ka shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 4 (katër) vite, të cilin dënim do ta fillojë ta mbajë 15 ditë pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. Në dënimin me burgim të akuzuarit A.B. i është llogaritur edhe koha e qëndrimit në paraburgim dhe arrest shtëpiak dhe atë prej datës 23.12.2015 deri me datën 08.02.20218 dhe nga data 06.05.2019 deri me datën 31.01.2020. Të akuzuarit O.B. gjykata i ka shqiptuar dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tre) vite, të cilin dënim do ta fillojë ta mbajë 15 ditë pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. Në dënimin me burgim të akuzuarit i është llogaritur edhe koha e qëndrimit në paraburgim dhe arrest shtëpiak dhe atë prej datës 23.12.2015 deri me datën 09.11.2017. Dhe të akuzuarit S.B. gjykata i ka shqiptuar dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tri) vite, të cilin dënim do ta fillojë ta mbajë 15 ditë pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. Në dënimin me burgim të akuzuarit i llogaritet edhe koha e qëndrimit në paraburgim dhe arrest shtëpiak dhe atë prej datës 23.12.2015 deri me datën 09.11.2017. Gjithashtu të akuzuarve A.B. dhe O.B. i janë është konfiskuar veturat, ndërsa të akuzuarit O.B. edhe të hollat në shumë prej 10.100 € (dhjetë mijë e njëqind euro). Të akuzuarit janë obliguar që secili veç e veç të paguajë shpenzimet e procedurës penale, dhe atë paushallin gjyqësorë në shumën prej 300 (treqind) euro, në afatin prej 15 ditëve, pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
Gjykata e Apelit, me aktgjykimin APS.nr.40/22, të datës 20.01.2023, e ka refuzuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës si dhe ankesat e mbrojtësve të të akuzuarve A.B. O.B. dhe S.B. Në arsyetim të aktgjykimit gjykata e shkallës së dytë, ka vlerësuar se pretendimet ankimore nuk qëndrojnë e as që ka shkelje të tjera të dispozitave të procedurës penale, për të cilat, sipas detyrës zyrtare kujdeset kjo gjykatë, e të cilat kishin me kushtëzuar anulimin e aktgjykimit të ankimuar për faktin se në dispozitivin e aktgjykimit janë përshkuar në tersi veprimet inkriminuese të akuzuarve të cilët formojnë elementet e veprës penale për të cilin janë shpallur fajtor dhe si i tillë është i qartë dhe i kuptueshëm, ndërsa në arsyetim janë dhënë arsye të qarta dhe të plota për çdo pikë të aktgjykimit për faktet vendimtare ashtu edhe për zgjidhjen e çështjeve juridike të kësaj çështje penale.
Gjithashtu, gjykata e shkallës së dytë ka vlerësuar se pretendimet e prokurorisë që të anulohen të gjitha veprimet juridike të ndërmarra sipas dokumenteve të falsifikuara edhe pse ka pasur prova të mjaftueshme, janë të paqëndrueshme për faktin se gjykata në këtë çështje penale nuk ka pasur akuzë edhe për vepër penale, si pretendon në ankesë, të falsifikimit apo legalizimit të përmbajtjes së pavërtetë që në kuadër të kërkesës pasurore-juridike do të mund të anulonte veprim juridik që lidhet me të drejtat pronësore në raport me veprat penale. Për më tepër një obligim ligjor i anulimit të veprimeve juridike do të ekzistonte nëse të akuzuarit do të gjendeshin fajtor për veprën penale që kishte për të pasur pasojën që ndërlidhen me veprimin juridik për të drejtat pronësore por jo si në këtë çështje penale ku prokuroria të akuzuarit nga përshkrimi faktik rezulton se i ngarkon për veprimet e përdorimit të forcës dhe kanosjes serioze ndaj të dëmtuarve M.T dhe K.T, me qëllim të njëjtit t’i detyrojë që të veprojnë në dëm të pasurisë së vet.
Po ashtu Gjykata e Apelit ka vlerësuar se nga faktet dhe provat e çështjes është konstatuar se gjendja faktike është vërtetuar drejtë dhe në mënyrë të plotë nga ana e gjykatës së shkallës së parë, në këtë aspekt faktet relevante nuk kanë mbetur të pavërtetuara sikurse pretendohet në ankesat e ushtruara. Mbi bazën e vërtetimit të gjendjes faktike, gjykata e shkallës së parë drejtë ka aplikuar edhe ligjin penal për faktin se në veprimet e të akuzuarve formësohen tiparet objektive dhe subjektive të veprës penale për të cilën janë shpallur fajtor se për këtë vepër penale të njëjti janë penalisht përgjegjës, si dhe nuk ekzistojnë rrethana të cilat e përjashtojnë ndjekjen penale apo përgjegjësinë penale të akuzuarve.
Linku:
https://www.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/verdicts/AP_APS_2022-215863_SQ.pdf