Prishtinë – 15 qershor 2023, Gjykata e Apelit e Kosovës gjatë muajit maj ka publikuar në ueb faqe 560 aktgjykime dhe aktvendime të përpunuara.
Nga këto vendime të publikuar, 422 vendime janë të lëmisë civile, 82 nga divizioni penal, 50 të departamentit për krime të rënda, dhe 6 të departamentit special.
Publikimi i vendimeve mbetet një ndër prioritetet e kësaj Gjykate, për t’i ofruar qasje secilit qytetar, që ndërlidhet drejtpërsëdrejti me rritjen e transparencës së gjyqësorit. Të gjitha këto aktgjykime dhe aktvendime janë të qasshme për publikun dhe organizatat e ndryshme, të cilat bëjnë monitorimin e sistemit të drejtësisë dhe punës së gjykatave.