Prishtinë, 30 qershor 2023 – Gjykata e Apelit e Kosovës-Departamenti Special e ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, PS.nr.43/21 të datës 07.12.2022, ndaj të akuzuarve L.G. dhe K.Sh.
Gjykata e Apelit e Kosovës-Departamenti Special, me aktgjykimin APS.nr.19/2023, e ka refuzuar ankesën e përbashkët të mbrojtësve të të akuzuarit, L.G., av.Tahir Rrecaj dhe Selman Bogiqi, të akuzuarit K.SH., av.Florent Latifaj, si dhe ankesat e parashtruara nga mbrojtësit e palëve të treta, NTPT X-T-B.T., av.Naim Spahiu, H-B SH.P.K. e NTPSH H-N.H, av.Sylë Hoxha, P.F. SHPK-G.D, M.B.-J.B, av.Florim Vërtopi, G.K SHPK-G.G, av.Nazmi Mustafai, R.H-R.M, av.Ethem Rogova, K SH.P.K-A.Z av.Eset Berisha, F.P CM-L.M.B, KF G.LL-B.B, B.Sh G SH.P.K.-H.Sh, av.Tomë Gashi, A.M.S-S.E, av.Kushtrim Bytyqi, I.TH.M SH.P.K., av.Shpresa Berisha-Rexhepi, NTP N-M.N, E. SH.P.K.-I.P, av.Leutrim Syla, F.B-F, E SH.P.K., av.Blerim Mazreku, N.SH SH.P.K-M.P, dhe D.C SH.P.K, ndërsa e ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë- Departamenti Special, PS.nr.43/21, të datës 07.12.2022.
Aktgjykimi i anonimizuar në linkun:
https://apeli.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/verdicts/AP_APS_2023-083028_SQ.pdf