Prishtinë, 28 korrik 2023, Kryetari i Gjykatës së Apelit Valon Totaj, së bashku me nënkryetaren e gjykatës Kadrije Goga Lubishtani si dhe administratorin e gjykatës Nysret Arifi, ka pritur në takim U.D. Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar z.Enver Krasniqi dhe Udhëheqësen e Divizionit për Punë Normative Juridike në Agjencinë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, znj.Violeta Ejupi.
Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi lidhur me prioritetizimin e lëndëve në rastet kur është vendosur për me sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë.
Me këtë rast Kryetari Totaj, shprehu gatishmërinë drejt vazhdimit të bashkëpunimit, me qëllim që përmes prioriteteve të përbashkëta të arrihet ngritja e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies në sistemin gjyqësor.