Gjykata e Apelit e Kosovës gjatë muajit korrik ka publikuar 330 vendime

Gjykata e Apelit e Kosovës gjatë muajit korrik ka publikuar 330 vendime

Prishtinë, 15 gusht 2023, Gjykata e Apelit e Kosovës gjatë muajit korrik ka publikuar në ueb faqe 330 aktgjykime dhe aktvendime të përpunuara

Nga këto vendime të publikuar, 278 vendime janë të lëmisë civile, 14 nga departamenti për çështje administrative, 35 të departamentit për krime të rënda, si dhe 3 të departamentit special.

Publikimi i vendimeve mbetet një ndër prioritetet e kësaj gjykate, për t’i ofruar qasje secilit qytetar, që ndërlidhet drejtpërsëdrejti me rritjen e transparencës së gjyqësorit. Të gjitha këto aktgjykime dhe aktvendime janë të qasshme për publikun dhe organizatat e ndryshme, të cilat bëjnë monitorimin e sistemit të drejtësisë dhe punës së gjykatave.