Prishtinë – 6 tetor 2023, Në Gjykatën e Apelit të Kosovës filluan punën dy zyrtare nga projekti “Trust building through the promotion of access to justice”, i cili zbatohet nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) me përkrahjen e UNMIK.
Nënkryetarja Kadrije Goga-Lubishtani së bashku me administratorin e gjykatës Nysret Arifi, iu uroi mirëseardhje dhe suksese dy zyrtareve dhe ju premtoi se do të kenë mbështetjen e plotë të saj.
Projekti “Trust building through the promotion of access to justice”, zbatohet nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) me përkrahjen e UNMIK. Në kuadër të këtij projekti, IKD ka përzgjedhur dy zyrtare për Gjykatën e Apelit, të cilat për periudhën prej 6 muajsh do të punojnë në identifikimin, anonimizimin dhe publikimin e vendimeve në gjuhën serbe, në ueb faqen zyrtare të gjykatës.
Nënkryetarja Goga-Lubishtani theksoi se publikimi i vendimeve edhe në gjuhen serbe do të jetë një ndër prioritetet e kësaj gjykate, për t’i ofruar qasje secilit qytetar, që ndërlidhet drejtpërsëdrejti me rritjen e transparencës së gjyqësorit, e të gjitha këto aktgjykime dhe aktvendime janë të qasshme për publikun dhe organizatat e ndryshme, të cilat bëjnë monitorimin e sistemit të drejtësisë dhe punës së gjykatave. Nënkryetarja Goga-Lubishtani ka falënderuar përfaqësuesit e projektit për mbështetjen e vazhdueshme, si dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit, me qëllim të arritjes së objektivave që kanë për qëllim efikasitetin, llogaridhënien dhe transparencën në sistemin gjyqësor