Prishtinë, 24 tetor 2023 – Kryetari i Gjykatës së Apelit Valon Totaj priti në takim përfaqësuesit e OSBE, menaxherin e projektit z.Kahramon Sanginov dhe zyrtaren e lartë ligjore znj.Rachel Simon Rushby.
Gjatë takimit, u diskutua për raportin e hartuar nga Misioni i OSBE në Kosovë, si pjesë e projektit të financuar nga Bashkimi Evropian, “Projekti rajonal për monitorimin e proceseve gjyqësore – Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor”.
Gjithashtu në këtë takim u diskutua edhe rreth mundësive të bashkëpunimit dhe përkrahjes së OSBE dhe Bashkimit Evropian në rritjen e efikasitetit dhe transparencës së punës së Gjykatës së Apelit.
Kryetari Totaj, ka falënderuar përfaqësuesit e OSBE për mbështetjen e vazhdueshme, si dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit, me qëllim të arritjes së objektivave që kanë për qëllim efikasitetin, llogaridhënien dhe transparencën në sistemin gjyqësor.