Prishtinë, 1 nëntor 2023 – Kryetari i gjykatës së Apelit të Kosovës Valon Totaj priti në takim kryesuesin e KGJK Albert Zogaj së bashku me kryetarin e Gjykatës Supreme të Kosovës Fejzullah Rexhepi, kryetarin e Komisionit për monitorimin, vlerësimin dhe raportimin e Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi 2022 – 2025, si dhe Planit Strategjik për zgjidhjen efikase të lëndëve të korrupsionit dhe krimit të organizuar 2022 – 2024, gjyqtarin Afrim Shala, si dhe ekspertin nga USAID z. John Ferry.
Qëllimi i këtij takimi ishte progresi i Gjykatës së Apelit në zbatim të Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi 2022 – 2025, lëndët që janë në fokus të këtij Plani Strategjik, si ato të kthyera në rigjykim, lëndëve të cilat janë më të vjetra se dy (2) vite, lëndët të cilat janë me prioritet në bazë të ligjeve përkatëse si dhe lëndët e tjera për të cilat duhet ndërmarrë veprime të përshpejtuara.
Kryetari Totaj, njoftoi mysafirët në lidhje me implementimin e Planit të Veprimit për zgjidhje efikase të lëndëve të vjetra dhe lëndëve në fokus të Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi në Gjykatën e Apelit të Kosovës, duke potencuar faktin se të gjithë gjyqtarët e Gjykatës së Apelit, janë duke i kryer lëndët në pajtim me këtë Plan të Veprimit.
Në anën tjetër kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës Albert Zogaj, e njoftoi kryetarin Totaj dhe gjyqtarët tjerë prezent të Gjykatës së Apelit në këtë takim, lidhur me vendimet e marra së fundmi në KGJK, për përkrahjen e Gjykatës së Apelit me resurse njerëzore dhe forma të tjera të nevojshme, duke shtuar se rezultatet në Gjykatën e Apelit, në kuptim të arritjes së efikasitetit nuk mungojnë, por se, kërkohet një angazhim edhe më i madh i gjyqtarëve dhe stafit tjetër në mënyrë që të arrihet implementimi i plotë i Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi 2022 – 2025, si dhe Planit Strategjik për zgjidhjen efikase të lëndëve të korrupsionit dhe krimit të organizuar 2022 – 2024.
Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës Fejzullah Rexhepi, gjithashtu theksoi rëndësinë e implementimit të Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi 2022 – 2025, si dhe Planit Strategjik për zgjidhjen efikase të lëndëve të korrupsionit dhe krimit të organizuar 2022 – 2024 duke nënvizuar faktin se të njëjtat janë udhëzues të qartë për lëndët të cilat duhet të kenë prioritet në mënyrë të qytetarëve të Republikës së Kosovës t’iu garantohet qasje e barabartë në drejtësi.
Eksperti i USAID, John Ferry vuri në pah rëndësinë e implementimit të Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi 2022 – 2025, si dhe Planit Strategjik për zgjidhjen efikase të lëndëve të korrupsionit dhe krimit të organizuar 2022 – 2024, si mekanizma adekuat për trajtimin dhe përfundimin e lëndëve të vjetra dhe lëndëve të tjera me prioritet.
Në takim morën pjesë edhe nënkryetarja e Gjykatës së Apelit Kadrije Goga – Lubishtani, kryesuesi i Departamentit të Përgjithshëm, gjyqtari Rafet Haxhaj, kryesuesi i Departamentit Special, gjyqtari Vaton Durguti, kryesuesi i Departamentit për të Mitur, gjyqtari Beqir Kalludra, si dhe kryesuesja e Departamentit për Çështje Administrative, gjyqtarja Delushe Halimi. Gjithashtu në këtë takim morën pjesë edhe përgjegjësi i Divizionit Penal, gjyqtari Ferit Osmani si dhe përgjegjësja e Divizionit për Kundërvajtje, gjyqtarja Azra Cakolli.
Në fund Kryetari Totaj, pasi që i falënderoi pjesëmarrësit, shprehu gatishmërinë drejt vazhdimit të bashkëpunimit, me qëllim që përmes prioriteteve të përbashkëta të arrihet ngritja e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies në sistemin gjyqësor.