Prishtinë, 7 dhjetor 2023, Gjyqtari Gëzim Llulluni arrin moshën e pensionimit. Gjyqtari Llulluni ka punuar gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Kosovës – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Civil.
Në mbledhjen e kolegjiumit të gjyqtarëve, kryetari i Gjykatës së Apelit Valon Totaj, ka ndarë mirënjohje falënderimi për gjyqtarin Gëzim Llulluni. Me këtë rast, kryetari Totaj, ka falënderuar gjyqtarin Llulluni për kontributin e tij që ka dhënë në sistemin e drejtësisë në vend, duke i uruar shëndet dhe mbarësi në jetë.
Gjyqtari Llulluni ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1984, ndërsa provimin e Jurisprudencës, e kreu ne vitin 2002. Në vitin 1987, përfundoi praktiken juridike në Gjykatën Themelore të Punës së Bashkuar në Gjakovë dhe këtu edhe filloi të punojë si bashkëpunëtor profesional, nga viti 1988 deri ne vitin 1992. Prej vitit 1994 deri në vitin 2004, ishte udhëheqës për kuadra dhe punë të përgjithshme juridike – Fabrika e Enëve “ENA” Sh.A. në Gjakovë. Më pas për katër vjet rresht ushtroi profesionin e avokatisë, dhe atë nga viti 2004 deri në vitin 2006, në Gjakovë, ndërsa nga viti 2006 deri në vitin 2008, në Prishtinë. Gjyqtari Llulluni nga muaji Qershor 2008 deri në Qershor 2010, ka punuar Prokuror Publik në Prokurorin Publike të Qarkut në Prishtinë. Gjithashtu nga muaji Qershor 2010 deri me datën 31.12.2012, ka punuar Gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë. Ndërsa nga 1 janari i viti 2013 ishte gjyqtar në Gjykatën e Apelit. Përpos gjuhës amtare (shqip), gjyqtari Llulluni flet edhe serbisht dhe anglisht.