Prishtinë, 28 dhjetor 2023, Gjykata e Apelit e Kosovës – Departamenti Special, i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të të pandehurve V.T, av.Milos Delevic, B.S, av.Ljubomir Pantovic dhe D.M, av.Jovana Filipoviq, ndërsa aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, PPPS.nr.44/2023 të datës 19.12.2023, e ka vërtetuar.
Me aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, PPPS.nr.44/2023 të datës19.12.2023, të pandehurve B.S, V.T dhe D.M, iu është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej dy (2) muaj, ashtu që ndaj të pandehurve B.S dhe V.T masa e paraburgimit do të zgjasë deri më datën 24.02.2024, ndërsa të pandehurit D.M, kjo masë do t’i llogaritet deri me datën 25.02.2024. Të pandehurve B.S, V.T dhe D.M, masa e paraburgimit iu është vazhduar konform dispozitës së nenit 184 paragrafi 1 nën paragrafi.1.1 e 1.2, pika 1.2.1, 1.2.2, 1.2.3 dhe paragrafi 1.3 të KPRK.
Gjykata e Apelit e Kosovës me aktvendimin PN.1.S.nr.249/2023, të datës 28.12.2023, i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të të pandehurve V.T, av.Milos Delevic, B.S, av.Ljubomir Pantovic, D.M, av.Jovana Filipoviq, ndërsa aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, PPPS.nr.44/2023 të datës 19.12.2023, e ka vërtetuar.