Prishtinë, 26 shkurt 2024, Gjykata e Apelit e Kosovës, gjatë vitit 2023, ka pranuar 20,541 lëndë, ndërsa ka zgjidhur 18,577 lëndë. Kështu, efikasiteti i arritur është 90,4 %. Në proces mbesin 17,036 lëndë të trashëguara.
Qëllimi kryesor dhe thelbësor i punës së Gjykatës së Apelit të Kosovës, është që të jetë transparente, e pavarur dhe sa më efikase, në mënyrë që të ruaj besimin e publikut, duke përmbushur efektivisht rolin e saj në vënien e drejtësisë dhe sundimin e ligjit.