Prishtinë, 26 shkurt 2024, Gjykata e Apelit e Kosovës – Departamenti Special e ka aprovuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ndërsa aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, PKR.nr.170/2020, të datës 09.02.2024, e ka ndryshuar.
Me aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, PKR.nr.170/2020, të datës 09.02.2024, të pandehurit E.S, i është ndërprerë masa e arrestit shtëpiak me datë 10.02.2024, dhe ndaj të njëjtit është udhëruar masa e paraqitjes në stacionin policor.
Gjykata e Apelit e Kosovës me aktvendimin PN1.S.nr.37/24, të datës 23.02.2024, e ka aprovuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ndërsa aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, PKR.nr.170/2020, të datës 09.02.2024, e ka ndryshuar, dhe ndaj të pandehurit E.S është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, e cila do t’i llogaritet nga data 23.02.2024. Masa e arrestit shtëpiak të pandehurit i është caktuar konform dispozitës ligjore nga nenin 181 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 e 1.2 të KPPRK.