Gjykata e Apelit e Kosovës në kuadër të Implementimit të Planit të Punës së KGJK, ka realizuar me sukses të gjitha aktivitetet e parapara nga ky plan për vitin 2023, kështu duke arritur shkallën e efektshmërisë prej 100 %
Përgjatë vitit 2023, Gjykata e Apelit është përballur me sfida dhe vështirësi të ndryshme, mirëpo në ndërkohë e njëjta ka punuar me përkushtim të madh për të realizuar detyrat e saj të përcaktuara. Nga 19 aktivitete të parapara, e njëjta ka arritur t’i realizoj që të gjitha, në mënyrën më efektive të mundshme, kështu duke treguar transparencë, efikasitet dhe nivel të lartë të llogaridhënies, të cilat janë edhe qëllimet kryesore dhe thelbësore të punës së gjykatës.
Falë angazhimit të palodhshëm të të gjithë stafit të Gjykatës së Apelit dhe implementimit të praktikave të mira, gjykata ka arritur të tregoj sukses në përmbushjen objektivave të saj, kështu duke shërbyer si një shembull i frytshëm i përkushtimit dhe profesionalizimit të institucionit në shërbim të qytetareve dhe shtetit.