Prishtinë – 26 mars 2024, Pas një periudhe të gjatë dhe të suksesshme prej 39 vitesh përvojë pune në sistemin gjyqësor, ka arritur moshën e pensionimit sekretarja juridike Ymrane Blaku.
Gjatë këtyre viteve, znj. Blaku ka dhënë kontributin e saj të vlefshëm, sidomos në departamentin e përgjithshëm – divizioni civil, duke i kryer me përgjegjësi dhe profesionalizëm të lartë të gjitha obligimet që dalin nga puna.
Kryetari i Gjykatës Valon Totaj, në emër të gjyqtarëve dhe të gjithë stafit mbështetës e ka falenderuar znj. Blaku, për shërbimin e saj në sistemin gjyqësor, duke i uruar shëndet dhe pensionim të mbarë.