Prishtinë, 22 prill 2023, Gjykatën e Apelit të Kosovës, e vizituan një grup studentësh, jurist të rinj nga fakulteti juridik i Universitetit, “Ukshin Hoti” në Prizren, të cilët janë pritur në takim nga kryetari i gjykatës Valon Totaj.
Qëllimi i kësaj vizite, ishte informimi dhe marrja e njohurive praktike të drejtpërdrejta nga Gjykata e Apelit, që studentët të mësojnë më shumë rreth punës, rolit, strukturës organizative, funksionimit dhe kompetencat e kësaj gjykate.
Kryetari Totaj, fillimisht studentëve iu uroi mirëseardhje dhe e vlerësoi vizitën e tyre duke i inkurajuar lidhur me mundësinë e kryerjes së punës praktike. Në vijim studentët patën mundësi të shohin sallat e gjykimit si dhe të njëjtit u njohën për së afërmi me ambientin dhe punën e Gjykatës së Apelit, tutje takimi vazhdoi me bashkëbisedim të lirë, ku kryetari, iu përgjigj pyetjeve me interes të studentëve.