Prishtinë, 16 maj 2024, Gjykata e Apelit e Kosovës gjatë muajit Prill ka publikuar në ueb faqe 409 aktgjykime dhe aktvendime të përpunuara.
Nga këto vendime të publikuara, 362 vendime janë të lëmisë civile, 7 nga Divizioni Penal, 21 nga Departamenti për Çështje Administrative, 19 të Departamentit për Krime të Rënda, si dhe 1 Vendim Disiplinor.
Publikimi i vendimeve mbetet një ndër prioritetet e kësaj gjykate, për t’i ofruar qasje secilit qytetar, që ndërlidhet drejtpërsëdrejti me rritjen e transparencës së gjyqësorit.
Të gjitha këto aktgjykime dhe aktvendime janë të qasshme për publikun dhe organizatat e ndryshme, të cilat bëjnë monitorimin e sistemit të drejtësisë dhe punës së gjykatave.