Prishtinë, 13 qershor 2024, Gjykata e Apelit e Kosovës – Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni Civil, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e paditësve – propozuesve E.P, Sh.P, B.P, U.P, F.P, A.P dhe M.P, ndërsa aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni Civil C.nr.11/2024, të datës 28.03.2024, e ka vërtetuar.
Me aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni Civil C.nr.11/2024, të datës 28.03.2024, paditësve – propozuesve E.P, Sh.P, B.P, U.P, F.P, A.P dhe M.P, iu është refuzuar propozimi për caktimin e masës së sigurisë, me të cilën të njëjtit kanë kërkuar që të “ I ndalohet palëve kundërshtare të sigurisë tjetërsimi, ngarkimi dhe ndryshimi i gjendjes faktike në pasurinë e përshkruar si më poshtë: Vetura e tipit … me ngjyrë të …, me targa …, me numër të shasisë …, viti i prodhimit …, e regjistruar në emër të U.P. Vetura e tipit … ngjyrë …, me targa …, me numër të shasisë …, viti i prodhimit …, e regjistruar në emër të M.M. Vetura e tipit … ngjyrë … me targa …, me numër të shasisë …, viti i prodhimit …, në pronësi të H.P. Vetura e tipit … me targa …, ngjyrë …, me numër të shasisë …, viti i prodhimit …, e regjistruar në emër të F.P. Veturë e tipit … ngjyrë …, me targa … me numër të shasisë …, viti i prodhimit … e regjistruar në emër të U.P. Vetura e tipit … ngjyre … me targa …, me numër të shasisë …, viti i prodhimit …, e regjistruar në emër të H.P. Vetura e tipit … ngjyrë … me targa …, me numër të shasisë …, viti i prodhimit …, në emër të H.P. Ngastra kadastrale me numër …, me sipërfaqe 530 m2, në zonën kadastrale …, në të cilën janë ndërtuar objekte afariste me sipërfaqe prej 1072 m2, të regjistruara në emër të H.P. Ngastra Kadastrale e evidentuar me numër të njësisë kadastrale …., në sipërfaqe prej 263 m2, ZK … përkatësisht 153 m2 oborr dhe 104 m2 shtëpi. Ngastrën kadastrale me numër … me sipërfaqe të përgjithshme prej 95 m2, në zonën kadastrale … e regjistruar në emër të H.P. Ngastrën kadastrale me … me sipërfaqe të përgjithshme prej 3256 m2, e cila gjendet në zonën kadastrale …, e regjistruar në emër të A.Sh, dy lokale në ngastrën kadastrale … në sipërfaqe prej 174 m2 dhe 92 m2, zona kadastrale në …, i pa bazuar. Në pikën II të dispozitivit theksohet se procedura më këtë çështje juridike – kontestimore, do të vazhdohet sipas rregullave të procedurës kontestimore dhe sipas planit të punës së gjykatës duke marrë parasysh natyrën e kësaj lënde.
Gjykata e Apelit e Kosovës me aktvendimin CA.nr.6111/2024, të datës 11.06.2024, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e paditësve – propozuesve E.P, Sh.P, B.P, U.P, F.P, A.P dhe M.P, ndërsa aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni Civil C.nr.11/2024, të datës 28.03.2024, e ka vërtetuar.