Prishtinë, 14 qershor 2024, Gjykata e Apelit e Kosovës – Departamenti Special, i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të të pandehurve B.SH, av.Besnik Berisha, dhe M.Q, av.Ridvan Kajtazi, ndërsa aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, PPPS.nr.49/2023 të datës 07.06.2024, e ka vërtetuar.
Me aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, PPPS.nr.49/2023 të datës 07.06.2024, të pandehurve B.SH dhe M.Q, u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila masë do t’u llogaritet nga data 05.06.2024 deri me datën 05.07.2024. Të pandehurve në fjalë, masa e paraburgimit u është caktuar, konform dispozitës së nenit 184 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 e 1.2, pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPRK.
Gjykata e Apelit e Kosovës me aktvendimin PN.1.S.nr.126/2024, të datës 14.06.2024, i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të të pandehurve B.SH, av.Besnik Berisha, dhe M.Q, av.Ridvan Kajtazi, ndërsa aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, PPPS.nr.49/2023 të datës 07.06.2024, e ka vërtetuar.