TELEGRAM NGUSHËLLIMI

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

E nderuara familje Qerimi,

Të nderuar kolegë gjyqtar dhe stafi i Gjykatës së Apelit të Kosovës,

Me pikëllim të thellë morrëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish gjyqtares së nderuar, Shqipe Qerimi.

Gjyqtarja Qerimi, ka dhënë kontribut të rëndësishëm si profesioniste në sistemin e drejtësisë. Vdekja e gjyqtares është humbje e madhe për familjen, për kolegët, për miqtë dhe vendin tonë. Në emër të Gjykatës së Apelit të Kosovës dhe në emrin tim si Kryetar i gjykatës, ju shpreh juve familje Qerimi ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe.

Gjyqtarët, stafi administrativ dhe të gjithë kolegët do ta kujtojnë atë për korrektesinë, angazhimin dhe përkushtimin e saj në punë.

Me respekt!

Valon Totaj

Kryetari i Gjykatës së Apelit të Kosovës