Prishtinë, 4 korrik 2024, Gjykata e Apelit e Kosovës – Departamenti Special, i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të pandehurve V.T, av. Milos Delevic, B.S, av. Ljubomir Pantovic dhe D.M, av. Jovana Filipoviq, ndërsa aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, PPPS.nr.44/2023, të datës 21.06.2024, e ka vërtetuar.
Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, me aktvendimin PPPS.nr.44/2023, të datës 21.06.2024, të pandehurve V.T, B.S dhe D.M, për shkak të dyshimit të bazuar se kishin për të kryer vepra të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës nga neni 126 i KPRK dhe kryerja e veprave terroriste nga neni 129 të KPRK, u ka vazhduar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj, e cila masë të pandehurve B.S dhe V.T do t’u zgjasë deri me datë 24.08.2024, ndërsa të pandehurit D.M, deri me datë 25.08.2024. Të pandehurve në fjalë, masa e paraburgimit u është vazhduar, konform dispozitës së nenit 184 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 e 1.2 pika 1.2.1, 1.2.2 1.2.3 dhe paragrafi 1.3 të KPRK.
Gjykata e Apelit e Kosovës me aktvendimin PN.1.S.nr.137/2024, të datës 04.07.2024, i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të pandehurve V.T, av. Milos Delevic, B.S, av. Ljubomir Pantovic dhe D.M, av. Jovana Filipoviq, ndërsa aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, PPPS.nr.44/2023, të datës 21.06.2024, e ka vërtetuar. Në rastin konkret kolegji i gjykatës së shkallës së dytë, ka vlerësuar se me lënien e të pandehurve në liri, do të ekzistojë rreziku që të njëjtit të përsërisin veprat penale, të kryejnë vepra të tjera penale, të ndikojnë tek dëshmitarët apo të largohen nga Republika e Kosovës, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale për veprat për të cilat janë duke u hetuar, andaj kolegji në fjalë, nuk ka gjetur bazë të arsyeshme në raport me rrethanat konkrete që të caktoj ndonjë masë më të butë, ngase asnjë nga masat më të buta nuk eliminonin rrezikun real për këto baza të veçanta.