Gjykata e Apelit e Kosovës gjatë muajit Korrik ka publikuar 954 vendime

Gjykata e Apelit e Kosovës gjatë muajit Korrik ka publikuar 954 vendime

Prishtinë, 13 gusht 2024 – Gjykata e Apelit e Kosovës gjatë muajit Korrik ka publikuar në ueb faqe 954 aktgjykime dhe aktvendime të përpunuara.

Nga këto vendime të publikuara, 747 vendime janë të lëmisë civile, 112 nga Divizioni Penal, 72 nga Departamenti për Çështje Administrative, 22 të Departamentit për Krime të Rënda, si dhe 1 të Departamentit Special.

Publikimi i vendimeve mbetet një ndër prioritetet e kësaj gjykate, për t’i ofruar qasje secilit qytetar, që ndërlidhet drejtpërsëdrejti me rritjen e transparencës së gjyqësorit.

Të gjitha këto aktgjykime dhe aktvendime janë të qasshme për publikun dhe organizatat e ndryshme, të cilat bëjnë monitorimin e sistemit të drejtësisë dhe punës së gjykatave.