Prishtinë, 21 gusht 2024 – Me aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës, të Departamentit Special, janë refuzuar, ankesat e mbrojtësve të akuzuarve E.B, av.Liridon Tafa, V.B, av.Murat Demolli, B. V, av.Fanol Krasniqi, Xh.A, av.Naim Rudari dhe V.O, av.Ramiz Krasniqi, ndërsa aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Renda, PAKR.nr.60/23, i datës 19.10.2023, është vërtetuar.
Me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Renda, PAKR.nr.60/23, të datës 19.10.2023, të akuzuarit E.B, V.B dhe B.V për shkak të veprës penale mashtrimi nga neni 335 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 2 dhe paragrafin 1 dhe lidhur me nenin 31 dhe 81 të KPRK, si dhe të akuzuarit E. B, Xh. A, B. V dhe V.O për shkak të veprës penale shpërlarja e parave nga neni 32 paragrafin 2 pika 2.1, 2.2, 2.5 dhe 2.6 sipas Ligjit për Parandalimin e Shpërlarjes së Parave dhe Financimit të Terrorizmit në bashkëkryerje lidhur me nenin 31 dhe 81 të KPRK, i ka shpallur fajtor dhe i ka gjykuar si në vijim: Të akuzuarën E. B, për veprën penale si në pikën I të dispozitivit i ka shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 5 (pesë) vite, si dhe dënim me gjobë në shumën prej 20.000 (njëzetë mijë) euro, ndërsa për veprën penale si në pikën II të dispozitivit i ka shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tri) vite e 2 (dy) muaj, si dhe dënim me gjobë në shumën prej 100.000 (njëqindmijë) euro. Konform nenit 80 të KPRK, të akuzuarës i ka shqiptuar dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 8 (tetë) vite, si dhe dënim me gjobë në shumën prej 120.000 (njëqind e njëzetë mijë) euro . Në dënimin me burgim i është llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 15.05.2014 deri me datë 15.05.2015, koha e kaluar në paraburgim nga data 15.06.2022 e gjer më datë 16.05.2023, si dhe koha e kaluar në arrest shtëpiak nga data 16.05.2023 gjer më datë 19.10.2023, i cili dënim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, ndërsa dënimi me gjobë do të ekzekutohet më së largu në afat prej 3 muaj nga data e plotfuqishmërisë së aktgjykimit. Gjykata e shkallës së parë, ka paraparë se në qoftë se e akuzuara dënimin me gjobë nuk dëshiron apo nuk mund ta paguaj brenda afatit të caktuar, të njëjtin do të ia zëvendësoj në dënim me burgim duke ia llogaritur një ditë burgim për çdo 20 euro të gjobës, por dënimi nuk mund të tejkaloj 3 vite. Po ashtu ka obliguar të akuzuarën që të paguaj në emër të shpenzimeve të procedurës penale shumën prej 500 (pesëqind) euro, në emër të paushallit gjyqësor shumën prej 200 (dyqind) euro, si dhe në emër të kompensimit të viktimave të krimit shumën prej 50 (pesëdhjetë) euro.
Të akuzuarit B.V për veprën penale si në pikën I të dispozitivit gjykata e shkallës së parë i ka shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tri) vite, si dhe dënim me gjobë në shumën prej 10.000 (dhjetëmijë) euro, ndërsa për veprën penale si në pikën II të dispozitivit i ka shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite e 2 (dy) muaj, si dhe dënim me gjobë në shumën prej 50.000 (pesëdhjetëmijë) euro. Konform nenit 80 të KPRK, i ka shqiptuar dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 5 (pesë) vite, si dhe dënim me gjobë në shumën prej 60.000 (gjashtëdhjetë mijë) euro. Në dënimin me burgim i është llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 15.06.2022 deri me datë 16.05.2023, si dhe koha e kaluar në arrest shtëpiak nga data 16.05.2023 deri me datë 19.10.2023, i cili dënim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, ndërsa dënimi me gjobë do të ekzekutohet më së largu në afat prej 3 muaj nga data e plotfuqishmërisë së aktgjykimit. Gjykata e shkallës së parë, ka paraparë se në qoftë se i akuzuari dënimin me gjobë nuk dëshiron apo nuk mund ta paguaj brenda afatit të caktuar, të njëjtin do të ia zëvendësoj në dënim me burgim duke ia llogaritur një ditë burgim për çdo 20 euro të gjobës, por dënimi nuk mund të tejkaloj 3 vite, si dhe është obliguar i akuzuari që të paguaj në emër të shpenzimeve të procedurës penale shumën prej 500€, në emër të paushallit gjyqësor shumën prej 200€, si dhe në emër të kompensimit të viktimave të krimit shumën prej 50€.
Të akuzuarit V.B për veprën penale si në pikën I të dispozitivit gjykata e shkallës së parë i ka shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tri) vite, si dhe dënim me gjobë në shumën prej 10.000 (dhjetëmijë) euro. Në dënimin me burgim i është llogaritur edhe koha e kaluar në masën e arrestit shtëpiak nga data 15.05.2014 deri me datë 14.10.2014, koha e kaluar në paraburgim nga data 15.06.2022 deri me data 16.05.2023, si dhe koha e kaluar në arrest shtëpiak nga data 16.05.2023 deri me datë 19.10.2023, i cili dënim me burgim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, ndërsa dënimi me gjobë do të ekzekutohet më së largu në afat prej 3 muaj nga data e plotfuqishmërisë së aktgjykimit. Gjykata e shkallës së parë, ka paraparë se në qoftë se i akuzuari dënimin me gjobë nuk dëshiron apo nuk mund ta paguaj brenda afatit të caktuar, të njëjtin do të ia zëvendësoj në dënim me burgim duke ia llogaritur një ditë burgim për çdo 20 euro të gjobës, por dënimi nuk mund të tejkaloj 3 vite, si dhe është obliguar i akuzuari që të paguaj në emër të shpenzimeve të procedurës penale shumën prej 500€, në emër të paushallit gjyqësor shumën prej 200€, si dhe në emër të kompensimit të viktimave të krimit shumën prej 50€.
Të akuzuarit Xh.A për veprën penale si në pikën II të dispozitivit gjykata e shkallës së parë i ka shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite, si dhe dënim me gjobë në shumën prej 50.000 (pesëdhjetëmijë) euro. Dënimi me burgim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, ndërsa dënimi me gjobë do të ekzekutohet më së largu në afat prej 3 muaj nga data e plotfuqishmërisë së aktgjykimit. Gjykata e shkallës së parë, ka paraparë se në qoftë se i akuzuari dënimin me gjobë nuk dëshiron apo nuk mund ta paguaj brenda afatit të caktuar, të njëjtin do të ia zëvendësoj në dënim me burgim duke ia llogaritur një ditë burgim për çdo 20 euro të gjobës, por dënimi nuk mund të tejkaloj 3 vite, si dhe është obliguar i akuzuari që të paguaj në emër të shpenzimeve të procedurës penale shumën prej 200€, në emër të paushallit gjyqësor shumën prej 120€, si dhe në emër të kompensimit të viktimave të krimit shumën prej 50€.
Ndërsa të akuzuarit V.O për veprën penale si në pikën II të dispozitivit gjykata e shkallës së parë i ka shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite, si dhe dënim me gjobë në shumën prej 50.000 (pesëdhjetëmijë) euro. Dënimi me burgim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, ndërsa dënimi me gjobë do të ekzekutohet më së largu në afat prej 3 muaj nga data e plotfuqishmërisë së aktgjykimit. Gjykata e shkallës së parë, ka paraparë se në qoftë se i akuzuari dënimin me gjobë nuk dëshiron apo nuk mund ta paguaj brenda afatit të caktuar, gjykata do të ia zëvendësoj dënimin me gjobë në dënim me burgim duke ia llogaritur një ditë burgim për çdo 20 euro të gjobës, por dënimi nuk mund të tejkaloj 3 vite, si dhe është obliguar i akuzuari që të paguaj në emër të shpenzimeve të procedurës penale shumën prej 200€, në emër të paushallit gjyqësor shumën prej 120€, si dhe në emër të kompensimit të viktimave të krimit shumën prej 50€.
Tutje të akuzuarit V.O i ka konfiskuar truallin në fshatin Ll. Komuna e Prishtinës në sipërfaqe prej 5 ari (500m2) sipas certifikatës së pronësisë P…, si dhe ka detyruar akuzuarit E.B, B.V, V.B, Xh.A dhe V.O, që në mënyrë solidare dhe nën kërcënim të përmbarimit me dhunë të paguajnë dëmshpërblimin në lartësinë e pagesave të bëra të dëmtuarve si në aktgjykim. Përtej shumës së gjykuar palët e dëmtuara të cekura më në aktgjykim janë udhëzuar në kontest civil. Ndërsa të dëmtuarit V.I, I.I, S.B dhe N.B, V. dhe R. H, S.B, F. M, F Xh, H. K, H.H, D.H të paraqitur në aktakuzë si të dëmtuar, janë udhëzuar në kontest civil.
Gjykata e Apelit, me aktgjykimin APS.nr.5/2024, të datës 22.04.2024, i ka refuzuar si të pa bazuara ankesën e ushtruara nga e akuzuara E.B dhe mbrojtësi i saj av.Liridon Tafa,V.B, av.Murat Demoll, B.V, av.Fanol Krasniqi, Xh A, av.Naim Rudari dhe V.O, av.Ramiz Krasniqi, ndërsa aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, PKR.nr.60/2023 i datës 19.10.2023, e ka vërtetuar.
Në arsyetim të aktgjykimit gjykata e shkallës së dytë, ka vlerësuar se nuk qëndrojnë pretendimet ankimore të mbrojtëseve se aktgjykimi i ankimuar përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale nga neni 384 paragrafi 1 dhe 2 të KPP, ngase dispozitivi i aktgjykimi është i qartë, i kuptueshëm dhe konkret, në përputhshmëri të plotë edhe me arsyetimin dhe përpilimin e dispozitivit. Kolegji i shkallës së dytë ka theksuar se në arsyetimin e aktgjykimit të ankimuar, janë dhënë arsyet e duhura mbi të gjitha faktet vendimtare të kësaj çështje penale-juridike, duke vepruar konform dispozitave të nenit 369 paragrafi 6 të KPPK, ku gjykata e shkallës së parë, ka paraqitur arsyet për çdo pikë të aktgjykimit dhe atë si ato faktike dhe ato juridike, të cilat si të drejta dhe të ligjshme i aprovon edhe kjo gjykatë. Gjithashtu kolegji gjykues i apelit ka konstatuar se gjykata e shkallës së parë, gjendjen faktike në këtë çështje penale e ka vërtetuar në mënyrë të drejtë dhe të plotë për faktin se nga provat e administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor, është vërtetuar se të akuzuarit E. B,V. B dhe B. V për veprën penale mashtrimi nga neni 335 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 2 dhe paragrafin 1 dhe lidhur me nenin 31 dhe 81 të KPRK, si dhe të akuzuarit E. B, Xh.A, dhe V. O për veprën penale Shpërlarja e parave nga neni 32 paragrafi 2 pika 2.1, 2.2, 2.5 dhe 2.6 sipas Ligjit për Parandalimin e Shpërlarjes së Parave dhe Financimit të Terrorizmit në bashkëkryerje lidhur me nenin 31 dhe 81 të KPRK, janë kryes të këtyre veprave penale, për të cilët edhe janë shpallur fajtor.
Po ashtu Gjykata e Apelit, ka vlerësuar se mbi bazën e vërtetimit të gjendjes faktike, gjykata e shkallës së parë drejtë ka aplikuar edhe ligjin penal, andaj pretendimet ankimore të mbrojtëseve mbi këtë bazë sipas kolegjit penal janë të pa bazuara (në raport me kualifikimit të veprës penale, e mos kryerjes se veprës penale dhe arritjes se parashkrimit), kjo për faktin se në veprimet e të akuzuarve formësohen tiparet objektive dhe subjektive të veprës penale për të cilën janë shpallur fajtor, se për këto vepra penale të njëjtit janë penalisht përgjegjës, duke potencuar se në anën tjetër nuk ekziston asnjë nga rrethana të cilat e përjashtojnë ndjekjen penale apo përgjegjësinë penale të akuzuarve dhe se në rastin konkret ka shtuar se nuk kemi parashkrim të veprës penale siç pretendojnë mbrojtësit e të akuzuarve, për arsye se ekziston parakontrata edhe gjatë viti 2013, si dhe ka vazhduar mbajtja në lajthim e të dëmtuarave gjatë kësaj periudhe. Gjithashtu, gjykata e shkallës së dytë i ka refuzuar si të pa bazuar pretendimet e mbrojtëseve edhe përkitazi me vendim mbi dënim, me arsyetimin se sipas saj, në raport me veprimet inkriminuese dënimi i shqiptuar rezulton të jetë i drejtë dhe në kuadër të kornizave ligjore, andaj të gjitha këto rrethana sipas vlerësimit të kolegjit penal të kësaj gjykate japin bazë të mjaftueshme, që arsyetojnë shqiptimin e dënimit nga gjykata e shkallës së parë si në dispozitiv të aktgjykimit të ankimuar.
https://apeli.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/verdicts/AP_APS_2024-038616_SQ.pdf