Prishtinë, 19 shtator 2024 – Pas një periudhe të gjatë dhe të suksesshme prej 36 vitesh përvojë pune në sistemin gjyqësor, ka arritur moshën e pensionimit referenti Ljubinko Božić.
Gjatë këtyre viteve, z. Božić ka dhënë kontributin e tij të vlefshëm, në sferën civile dhe atë për kundërvajtje, duke i kryer me përgjegjësi dhe profesionalizëm të lartë të gjitha obligimet që dalin nga puna.
Kryetari i Gjykatës Valon Totaj, në emër të gjyqtarëve dhe të gjithë stafit mbështetës e ka falënderuar z. Božić, për shërbimin e tij në sistemin gjyqësor, duke i uruar shëndet dhe pensionim të mbarë.