Prishtinë, 2 tetor 2024 –Kryetari i Gjykatës së Apelit të Kosovës, Valon Totaj ka pritur sot në takim ekspertë nga Administrata Gjyqësore Norvegjeze, me pjesëmarrje po ashtu të gjyqtarëve, si dhe të administratorit e zëvendës administratorit të kësaj gjykate.
Në këtë takim, janë diskutuar sfidat aktuale gjatë përdorimit të Sistemit për Menaxhimin e Lëndëve (SMIL), me të cilat po ballafaqohet kjo gjykatë në procesin e punës, si dhe çështje të tjera të cilat ndikojnë në përmirësimin funksional të këtij projekti.
Në anën tjetër, janë potencuar rezultatet dhe rëndësia e SMIL-it në digjitalizimin e punës për këtë gjykatë, duke ndikuar në ngritjen e transparencës dhe llogaridhënies në sistemin gjyqësor të Kosovës.