Prishtinë, 11 tetor 2024 –Pas periudhës njëvjeçare, kanë përfunduar praktikën 12 juristë, të angazhuar si praktikantë në Gjykatën e Apelit.
Në ceremoninë e organizuar, kryetari i Gjykatës së Apelit, Valon Totaj ka shprehur falënderime të veçanta për praktikantët e angazhuar gjatë kësaj periudhe, duke iu uruar suksese të mëtejme në karrierën e tyre profesionale, si dhe vlerësuar lartë angazhimin, përkushtimin e ndihmën e pakursyer të cilën e kanë dhënë karshi gjykatës.
Si shenjë mirënjohjeje dhe përfundimit me sukses të praktikës së tyre, në fund të ceremonisë u ndanë certifikata për praktikantët e angazhuar gjatë periudhës 2023/24, në këtë gjykatë.