Kryetari Totaj falënderon gjyqtarët Delushe Halimi-Konushevci dhe Lumni Sallauka, me rastin e avancimit në Gjykatën Supreme

Kryetari Totaj falënderon gjyqtarët Delushe Halimi-Konushevci dhe Lumni Sallauka, me rastin e avancimit në Gjykatën Supreme

Prishtinë, 29 tetor 2024 – Gjykata e Apelit ka organizuar takim përshëndetës me gjyqtarët Delushe Halimi-Konushevci dhe Lumni Sallauka, të cilët në takimin e 334 të Këshillit Gjyqësor të Kosovës janë përzgjedhur në pozitën gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në ceremoninë e organizuar, kryetari i Gjykatës së Apelit, Valon Totaj, gjyqtarët dhe stafi administrativ kanë falënderuar gjyqtarët Halimi-Konushevci dhe Sallauka për kontributin e dhënë ndër vite pranë kësaj gjykate, duke iu uruar suksese në rrugëtimi e tyre të ri.

Znj. Delushe Halimi-Konushevci ka qenë gjyqtare në Departamentin për Çështje Administrative në Gjykatën e Apelit, që nga data 20.02.2018. Ndërsa, z. Lumni Sallauka ka qenë gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Civil të Gjykatës së Apelit, që nga data 20.02.2018.