Prishtinë, 18 nëntor 2024 – Gjykata e Apelit, ka vazhduar me publikimin e raportit të punës, dhe atë për muajin tetor 2024, në të cilin janë të përfshira raportet e përgjithshme të punës dhe raportet individuale të të gjithë gjyqtarëve të kësaj gjykate.
Në muajin tetor 2024, Gjykata e Apelit e Kosovës ka pranuar 2593 lëndë, ndërsa ka zgjidhur gjithsej 2165 lëndë, kështu duke rezultuar me shkallën e efikasitetit prej 83.5%.
Publikimi i raporteve të tilla, ofron një pasqyrë të përgjithshme të punës së kësaj gjykate, me qëllim të rritjes së transparencës për publikun dhe llogaridhënien, si dhe kthimin e besueshmërisë të qytetarëve në sistemin gjyqësor.








