Prishtinë, 22 janar 2025– Me 31 vota për, Besnik Bislimaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit është zgjedhur anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Procesi i votimit është zhvilluar në Gjykatën e Apelit, ku me të drejtë vote ishin pesëdhjetë e shtatë (57) gjyqtar, ndërsa morën pjesë pesëdhjetë e gjashtë (56) gjyqtar. Pas procesit të votimit, Komisioni i themeluar nga KGJK konstatoi se nga ky votim, gjyqtari Besnik Bislimaj ka marrë 31 vota, ndërsa gjyqtari Vaton Durguti 23 vota. Dy (2) vota ishin të pavlefshme.