Gjykata e Apelit mirëpret gjyqtarët e rinj

Gjykata e Apelit mirëpret gjyqtarët e rinj

Prishtinë, 3 shkurt 2025 – Kryetari i Gjykatës së Apelit, Valon Totaj ka pritur në takim gjyqtarët e rinj, të cilët janë avancuar në Gjykatën e Apelit me vendim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Kryetari Totaj iu uroj mirëseardhje gjyqtarëve të rinj duke shprehur gatishmëri për bashkëpunim dhe mirëpritur avancimin e tyre, si vlerë e shtuar për gjykatën, në funksion të efikasitetit dhe rritjes së cilësisë në vendimmarrje.

Departamentit të Përgjithshëm të Divizionit Penal i janë shtuar dy gjyqtare, Ivana Milenković dhe Anita Krasniqi-Prenaj.

Ndërsa, Departamentit të Përgjithshëm të Divizionit Civil i janë shtuar gjyqtarët, Boban Aleksić, Edije Sezairi dhe Lendita Berisha.

Në fund të janarit, gjyqtarët Ivana Milenković dhe Boban Aleksić u bënë pjesë e Gjykatës së Apelit, ndërsa më 1 shkurt 2025, kësaj gjykate iu bashkuan edhe gjyqtaret, Edije Sezairi, Anita Krasniqi-Prenaj dhe Lendita Berisha. Pritet që nga muaji mars të fillojë punën edhe një gjyqtar i ri, pranë kësaj gjykate.