Prishtinë, 13 mars 2025 – Gjykata e Apelit ka publikuar raportin e punës për muajin shkurt të këtij viti, i cili përfshin raportet e përgjithshme të punës dhe ato individuale të gjyqtarëve të kësaj gjykate.
Në muajin shkurt 2025, Gjykata e Apelit e Kosovës ka pranuar 695 lëndë më shumë krahasuar me muajin e kaluar, dhe atë në total prej 3,289 lëndë, ndërsa ka zgjidhur 1,934 lëndë.
Publikimi i këtyre raporteve ofron një pasqyrë të qartë dhe të përgjithshme të punës së kësaj gjykate, duke synuar në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies, si dhe forcimin e besimit të qytetarëve në sistemin gjyqësor.







