Prishtinë, 24 mars 2025 – Pas një periudhe të gjatë dhe të suksesshme prej 27 vitesh përvojë pune në sistemin gjyqësor, në këtë muaj është pensionuar znj. Hana Haliti, duke e përmbyllur karrierën e saj si referente në Gjykatën e Apelit.
Në 12 vitet e fundit të karrierës së saj, znj. Haliti i shërbeu Departamentit për Çështje Administrative dhe Divizionit Penal të Gjykatës së Apelit. Gjatë këtyre viteve, znj. Haliti ka dhënë kontribut të vlefshëm për sistemin gjyqësor, duke i kryer me përgjegjësi dhe profesionalizëm të lartë të gjitha obligimet që dalin nga puna.

Kryetari i Gjykatës së Apelit, Valon Totaj, në emër të gjyqtarëve dhe të gjithë stafit mbështetës e ka falënderuar znj.Haliti, për shërbimin e saj në sistemin gjyqësor, duke i uruar shëndet dhe pensionim të mbarë.